Sonte në orën 20:00, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të dalë në një konferencë për mediat lidhur me qëndrimin e tij 4 ditor në Hagë, ku u mor në pyetje nga Prokurori Special. Ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli janë ngritur aktakuza si të dyshuar për krime lufte e kundër njerëzimit. Thaçi mbërriti pasditen e djeshme në Aeroportin e Rinasit dhe më pas u nis drejt Kosovës. Në Doganën e Morinit u prit me këngë e valle nga qytetarë e ish-luftëtarë të UÇK-së.