Helmimi nga ushqimi i 40 studentëve të Akademisë së Sigurisë, deri tani, për rastin, komisariati nr.1 arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim një tjetër.
Burime të cituara nga mediat bëjnë të ditur se në pranga ranë teknologu e kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në tre vakte për studentët, si dhe shpalli në kërkim administatoren, Alma Tafani.
Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al, që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët.
Pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke shfaqur komplikacione shëndetësore dhe u dërguan në spital për trajtim të specializuar.