Sport

Hije skandali për baste në SHBA, FBI vendos në pranga ish-lojtarin e NBA dhe trajnerin!

Hije skandali në SHBA, ku emra shumë të njohur të sportit akuzohen për përfshirje në baste ilegale.

Ish-lojtari i NBA-së dhe ish-ndihmëstrajneri i Cleveland Cavaliers, Damon Jones, është arrestuar së fundmi si pjesë e një hetimi të FBI-së.Sipas mediave, Jones u vendos në pranga pasi dyshohet se ka dhënë informacione.

LEXO EDHE: Cristiano Ronaldo po kërkon golin e 1000-të në karrierë, ndërkohë që papritur e parakalon Erling Haaland

Sipas CNN, bëhet fjalë për një skemë, Jones dhe trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, u paguan për të qenë pjesë e lojërave të paligjshme të pokerit që u zhvilluan në New York, Florida dhe Nevada, madje pikërisht aty ku përfshiheshin anëtarë të të paktën tre familjeve mafioze të New York-ut.

LEXO EDHE: “El Clasico”, spektakli i madh i futbollit spanjoll, ekskluzivisht në SuperSport/DigitAlb!

Jo vetëm kaq, pasi edhe lojtari i Miami Heat, Terry Rozier, është arrestuar. Prokurorët në New York dhe do mbajnë një konferencë për të konfirmuar gjithçka.