Botë e Çuditshme Lifestyle

Historia e rrallë e binjakëve identikë, krijojnë gjuhën e tyre unike!

Binjakët identikë Matthew dhe Michael Youlden mund të flasin secili 26 gjuhë, një prej të cilave as nuk gjendet në etimologji. Të frymëzuar nga peizazhi kulturor në Mançester, Mbretërinë e Bashkuar, vëllezërit poliglotë tani kanë një kompani tyren për gjuhët e huaja, interesi ndaj të cilave nisi në moshë mjaft të hershme.

Por gjuha e tyre e parë, umeri, ishte e shpikur nga vetë ata. Për këtë ata shpjegojnë se:

Umeri nuk ishte kurrë një gjë thjesht për komunikimin sekret. Ka vlerë sentimentale për ne pasi tregon lidhjen e fortë që kemi si binjakë identikë.

Vëllezërit nuk mbajnë mend si ishte jeta e tyre para umeri, duke kujtuar kohën kur ishin në arsimin parashkollor dhe mësuesit habiteshin kur ata bënin shaka me gjuhën e tyre ‘sekrete’. Spanjishtja ishte gjuha e tretë që mësuan gjatë pushimeve familjare kur ishin 8 vjeç, më pas italishtja dhe gjuhët skandinave teksa njëkohësisht studionin dhe zhvillonin strukturën gramatikore për gjuhën e tyre. Sipas BBC, 30-50% e binjakëve krijojnë një formë unike komunikimi që njihet si cryptophasia. Matthew tha:

Binjakët kanë gjuhën e tyre që në një pikë nuk e përdorin më sepse kanë turp.

Kur ai dhe Michael komunikonin në umeri, familjarët dhe miqtë thoshin: “Filluan prapë me gjuhën e tyre”. Binjakët e strandardizuan dhe kodifikuan gjuhën. Në një pikë, provuan edhe të krijonin alfabetin por kur morën kompjuterin e parë kuptuan se nuk do të duhej pasi nuk kishte lloj shkrimi umeri. Tani gjuha shkruhet me anë të alfabetit latin. Ata nuk kanë si qëllim që ta trashëgojnë këtë gjuhë, por kanë vazhduar ta zhvillojnë për veten e tyre. Michael përfundon:

Është një prej atyre gjërave që fatkeqësisht kanë datë skadence.