Best of Live From Tirana
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Faik Basha, ekspert sigurie. Si e sheh ai situatën aktuale në vend ku kemi kaq shumë aksidente rrugore?
Ronaldo: Sa dënohet një person që aksidenton dikë tjetër dhe ai humb jetën?
Faik: Ka shumë rrethana që ndikojnë, por nuk shkon më shumë se 10 vite.
Ronaldo: Horror. A nuk është për të vënë duart në kokë?
Faik: Patjetër që duhet parë kjo pjesë.
Ronaldo: Për të mos rastin pastaj, që për shërbim të mirë mund të dalësh me 7 vite. Kjo realisht është për të vënë duart në kokë. Të vrasësh dikë në rrugë dhe të dalësh me 7 vite burgim, kjo është horror.
Faik: Mund të dalësh dhe me më pak. Mund të dalë dhe me 5 vite.