Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se gjatë takimit të 16 Korrikut me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel, kërkoi të hapen të gjitha arkivat shtetërorë serbe në lidhje me të zhdukurit, si dhe borxhet e detyrimet ekonomike. Në një intervistë televizive, Hoti tha se nuk do të lejojë të ulen në tryezën e dialogut e të shtyhen çështjet që duhet të jenë pjesë e marrëveshjes me Serbinë. Shefi i qeverisë së Prishtinës zotohet ta mbajë diskutimin në nivel të parimeve që janë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.