Bota Botë e Çuditshme

I kërkon gruas që të mos hajë ushqim në autobus pasi po agjëronte, video bëhet virale në rrjet!

Një video virale tregon një burrë që agjëronte duke i kërkuar një gruaje të ndalonte së ngrëni në një autobus në Londër. Ai pretendoi se aroma e ushqimit e shqetësonte gjatë agjërimit, por gruaja refuzoi duke i thënë se nuk ishte problemi i saj. Pavarësisht se burri e përsëriti kërkesën, gruaja i sugjeroi të zbriste në katin e poshtëm të autobusit nëse e shqetësonte aroma e ushqimit.

Videoja, megjithëse dyshohet se është e inskenuar, ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale. Disa mendojnë se gruaja duhet të kishte treguar konsideratë dhe të kishte pritur për të ngrënë diku tjetër. Të tjerë argumentuan se ishte e drejta e saj të hante në një hapësirë publike dhe se burri nuk kishte të drejtë në kërkesën e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Instablog9ja (@instablog.tv)

Debati vjen në një kohë kur në Mbretërinë e Bashkuar shumë të krishterë po ndjekin agjërimin e Kreshmëve, ndërsa myslimanët agjërojnë për Ramazan.