E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë Ilnisa Agolli. Moderatorja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top Albania Radio. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe për eksperiencat e saj përgjatë viteve për eksperiencat e projekteve në televizion dhe ka treguar se çfarë do të sjellë shumë shpejt.
Jonida e pyeti se cili ka qenë kulminacioni i emisionit të saj “FLET” përgjatë sezonit të parë dhe tani në sezonin e radhës, Ilnisa u përgjigj duke thënë se:
Elton Ilirjani ka qenë kulmi. Unë i kam mëshuar gjithmonë idesë që i ftuari i parë dhe ai i fundit mbahen mend si dhe rreshti i parë i një shkrimi. Mënyra se si ti e hap, bën një pikë kthese në jetën tënde dhe Eltoni e bëri. Trajektoren e tij nuk e kam pasur me asnjë të ftuar tjetër për arsye se ne jetojmë të gjithë në Shqipëri dhe nëse duam apo nuk duam ajo na vendos një kornizë. Ne duam apo nuk duam duhet ta mbajmë gojën e mbyllur si Mona Liza, ne rrotullojmë vetëm sytë dhe flasim përmes gjërave të tjera por Eltoni del fare nga kornizat dhe ta bën aty ku nuk e pret. Mendoj se ai ka qenë një emision shumë i guximshëm.
Ilnisa theksoi gjithashtu se:
Mënyra se si ai foli dhe tha gjithçka për çështje shumë intime dhe personale. Tronditëse gati. Ai më bëri që ta doja më shumë këtë punë që kam nisur të bëj dhe ta shoh më zhveshur gjënë ashtu siç duhet në fakt që çdo gazetar ta shohi punën e tij. Jo vetëm me sinqeritet por me të vërtetat e asaj çfarë sheh dhe duhet të prodhojë.