Zbardhen detaje nga incidenti i ndodhur DJE në Tiranë, pranë zyrave të PSD.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, që kanë fiksuar këtë moment kur Arjan Telhallari i armatosur ka shkuar në drejtim të zyrës elektorale të PSD pranë të cilave ndodhej Ledi Palaj.
Sipas informacioneve, thuhet se me Palaj, i biri dyshohet se kishte konflikte për shkak të borxheve.
Nga incidenti nuk pati të lënduar, ndëra PSD në një reagim bëri me dije se konflikti nuk ka lidhje me zyrën apo personat që janë pjesë e partisë.
“Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur”, – -njoftoi dje policia.