800 mijë vetë janë zhvendosur pas përmbytjeve më katastrofike të shekullit në Indinë e Veriut, ku mbi 350 persona humbën jetën. Kushtet e motit janë përmirësuar ndjeshëm, duke lehtësuar punën në terren. Nesër pritet të shpëtohen dhe 10 mijë banorë që kanë mbetur të bllokuar në zona të ndryshme.