Policia në Xhakarta ka ekzekutuar dhjetëra persona, në vazhdën e një operacioni të përshkallëzuar kundër autorëve të dyshuar për krime jo edhe aq të rënda, një ditë para nisjes së Lojërave Aziatike. Këtë fushatë “Amnesty International” e përshkroi si “të panevojshme dhe të tepërt”. Bazuar në monitorimet nga janari deri në gusht të këtij viti, janë njoftuar se 31 vrasje policore kanë qenë të lidhur drejtpërdrejt me Lojërat Aziatike, ndërsa gjithsej 77 të konsideruar shkelës janë ekzekutuar prej forcave të sigurisë.