Celebrities Film & Tv Gossip

Informacioni i zbuluar nga “Pandora”, Kristi tenton të zbulojë të vërtetën e Mirit: Ka të bëjë me Selinën…

Në Prime-n e së shtunës, Miri u vendos përballë “Kutisë së Pandorës”, aty ku pasi u takua me vajzën e tij, mësoi se për deklaratën që babai i Selin kishte dhënë për të disa ditë më parë në “Shqipëria Live”. Pasi mësoi këtë, ai zgjodhi të mos e ndante me asnjë prej banorëve se si qëndron e vërteta. Gjithsesi, Kristi ishte ai që tentoi ta zbulonte me pyetjet drejtuar Mirit, duke e lidhur nëse kishte të bënte me situatën e Selinës ose jo. Pjesë nga diskutimi:

Miri: Kur ta merrni vesh…

Kristi: Situatën me Selinë?

Miri: S’e kam më normalisht, apo jo? Si mendon?

Kristi: Edhe mund të qëndrosh, fakti që po i thoje hajde këtu, ulu këtu.

Miri: Para se të fillonte prime? S’e dija unë që ishte “Pandora”, ku dija unë se çfarë ndodhte.

Kristi: Faktin që s’e dije, po i tregoje që nuk bëje dot pa të, ky qëndron si argument.

Miri: Nuk është, por unë po i thoja se ajo e kishte vendin aty. Ndërrimin e vendeve e kuptove?