Art & Kulturë

Inva Mula interpreton nesër në skenën e Teatrit të Beogradit

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, do të interpretojë nesër  për herë të parë në skenën e Teatrit të Beogradit, rolin e Mimit në operan “La Boheme”. Media serbe B 92 shkruan se sot, një ditë para koncertit, sopranoja shqiptare do të pritet nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Inva Mula është e ftuar speciale në këtë shfaqje, që realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundmi mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe atij serb.