Më shumë se 70 vjet nga koha kur një soprano shqiptare interpretoi në skenën e Teatrit të Operës së Beogradit, një tjetër artiste shqiptare do të ngjitet së shpejti në skenën e këtij teatri. Më 25 maj, do të jetë Inva Mula, e cila do të interpretojë rolin e Mimit, në operën “La Boheme” të Giaçomo Puçinit, si e ftuar speciale. Në vitin 1945, ishte Tefta Tashko Koço e para artiste shqiptare që ngjitej në skenën serbe.