Bota

Irani përkrah Turqisë kundër SHBA

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, doli përkrah Turqisë në konfliktin që po lind mes tyre dhe SHBA-së ditët e fundit. Përmes një statusi në “Twitter”, Zarif i cilëson si të turpshme vendimin e deklaratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndaj Turqisë. Presidenti amerikan, ka dyfishuar tarifat doganore të çelikut dhe aluminit të Turqisë.