Irani po vazhdon të fokusohet në zhvillimin e raketave ajrore, ndërsa më 22 Gusht pritet prezantimi i një të tille. Kjo vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sanksione ndaj Programit Bërthamor Iranian. Prezantimi u la për festimet e Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare. Forca Ajrore e Republikës Islamike ka hasur vështirësi në ndërtimin e kapaciteteve raketore, për shkak të kufizimeve nga sanksionet ndërkombëtare.