Modelja Hana Cross ka vendosur të flasë hapur për herë të parë mbi lidhjen e saj me Brooklyn Beckham, duke zbuluar se kishte vënë re sinjale paralajmëruese që në fillim të romancës së tyre.
Sot, Brooklyn është i martuar me Nicola Peltz, me të cilën kurorëzoi dashurinë në vitin 2022 në një ceremoni luksoze në Palm Beach. Por para kësaj lidhjeje, ai ka pasur disa romanca publike, përfshirë edhe atë me Cross, që zgjati nga fundi i vitit 2018 deri në shtator 2019.
Në një intervistë të fundit, modelja e përshkroi atë periudhë si emocionalisht të vështirë, duke pranuar se sot e sheh atë marrëdhënie me sy kritik. Sipas saj, kishte shumë situata që, nëse do t’i analizonte më herët, do ta kishin shtyrë të largohej më shpejt.
Aty kishte shumë shenja paralajmëruese… sot do të veproja ndryshe
-u shpreh ajo, duke nënkuptuar se përvoja i ka lënë pas stres dhe ankth.
Cross tregoi gjithashtu se hyrja e papritur në botën e famës e bëri gjithçka edhe më të vështirë për të.
Në atë kohë, ajo ishte vetëm 21 vjeç dhe sapo ishte zhvendosur në Londër, duke u përballur njëkohësisht me një realitet të ri dhe një marrëdhënie shumë të ekspozuar.
Vija nga një jetë e qetë dhe papritur u gjenda në një situatë që nuk dija si ta menaxhoja
-tha ajo, duke shtuar se nuk ishte mjaftueshëm e hapur për të shprehur ndjenjat e saj në atë periudhë.
Modelja vendosi të flasë tani edhe për shkak se emri i saj është rikthyer në vëmendje, në mes të diskutimeve për tensionet brenda familjes Beckham.
Ajo pranoi se u befasua nga një reagim publik i Brooklyn-it ndaj familjes së tij, por jo nga përmbajtja e tij.
Sipas saj, ajo që u tha publikisht reflektonte, në një farë mënyre, përvojat që ajo kishte jetuar vetë, duke shtuar se familja funksionon jo vetëm si një familje, por edhe si një “markë” publike.
Askush nuk e di çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura
-përfundoi Cross, duke lënë të kuptohet se realiteti mund të jetë shumë ndryshe nga ajo që shihet nga jashtë.