Bota

Ishulli i Kretës goditet nga Tërmeti/ Një i vdekur dhe disa të plagosur.

Një tëmet i fortë 5.8 ballë ka tronditur mëngjesin e sotëm (27 shtator) Kretën në Greqi.

Sipas medieve greke, një 58-vjeçar humbi jetën dhe mësohet se viktima ishte një ndër tre personat e bllokuar në kishën e Profitis Ilias në Arkalochori.

Sipas Protothema-s, kupola e kishës u shemb dhe si rezultat mbeti i vdekur punëtori.

Ndërkohë si pasojë e tërmetit kanë mbetur të plagosur edhe 11 persona, të cilët janë dërguar në spital, ndërsa raportohet se nuk ka të tjerë të bllokuar në ndërtesa.

Dëmet më të mëdha të shkaktuara nga tërmeti janë në në fshatrat Roussochoria, Archontiko dhe Patsideros. 1 mijë shtëpi u dëmtuan.