Art & Kulturë

Ismail Kadare merr sot në Francë, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Presidenti francez, Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë. Ceremonia do të zhvillohet në orën 18, pasdite në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar. Eshtë një ngjarje e rrallë, që vetë Presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit.