Gjykata e Katanias në Itali liroi nga burgu Nezar Seitin. Financieri i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge, do të qëndrojë në arrest shtëpie. Më herët Avokati i Seitit kishte dorëzuar një kërkesë pranë Gjykatës për mungesë provash. Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata italiane vendosi sot të lehtësojë masën e vendosur ndaj Seitajt, duke e liruar nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.