Mijëra protestues u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër ligjit të ri që e shpall Izraelin komb-shtet të popullit hebre, duke zemëruar minoritetin arab. Ky ligj përcakton se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe heq arabishten si gjuhë zyrtare. Protestuesit, kryesisht arabë izraelitë, mbanin flamuj palestinezë. Më së shumti, popullsia arabe e Izraelit, përbëhet nga pasardhësit e palestinezëve të mbetur pas luftës së vitit 1948, në kohën e krijimit të shtetit modern të Izraelit.