Bota

Izraeli mbyll Erezin

Izraeli mbyll pikëkalimin e Erezit me Rripin e Gazës. Përjashtim do të bëjnë vetëm rastet e emergjencave humanitare. Vendimi pason përsëritjen e përleshjeve të dhunshme në kufirin mes Gazës e shtetit hebraik. Episodet më të fundit u shënuan dy ditë më parë. Por, mbyllja e pikëkalimit të Erezit, gjithashtu duket të ketë lidhje me hapat e ngadaltë në arritjen e një armëpushimi të gjatë, për të cilin po punojnë prej kohësh Egjipti dhe Kombet e Bashkuara.