Design

Ja disa këshilla se si të arredoni lehtësisht dhomën tuaj të gjumit

Dhoma e gjumit është një vend ku pothuajse gjithësecili nga ne gjejmë qetësinë dhe rehatinë që duam. Kur flitet për arredimin e dhomës së gjumit, në mendje na vijnë detaje të ndryshme të cilët mund t’i japin më lezet ambientit të dhomës. Mobilimi i dhomës përfshin një sërë orendish si shtrati, komodinat, rafti, perdet etj, orendi të cilat e kompletojnë dhomën.

Nëse preferoni që dhoma juaj e gjumit të jetë e lehtë dhe qetësuese, ose e ndritshme dhe energjike, duhet të vendosni sa më shumë artikuj me drita apo artikuj që i japin shumë bukuri dhe rehati dhomës. Ju mund të vendosni se cili stil apo material i përshtatet më shumë dhomës suaj.

Ja disa këshilla sesi ta arredoni dhomën tuaj:

1.Shmangni muret me ngjyrë të errët.

Ngjyra e bardhë e bën dhomën të duket më e madhe dhe më harmonike.

2.Zakonisht dollapët zënë shumë hapësirë.

Përpiquni të merni dollapë të vegjël që të mos zënë shumë vend.

3.Krevati.

Zgjidhni një dyshek me cilësi të lartë dhe në këtë rast ai duhet ndërruar pas 8-10 vjetësh.

Ja disa lloje shtretërish që mund t’i përshtaten dhomës suaj:

shtretër panel

shtretër me susta

shtretër tendë

4.Dritaret.

Duhet të jenë të një cilësie të lartë për të evituar zhurmat.