Health & Beauty

Ja përse është e rëndësishme të rrethohemi nga njerëz pozitivë

Shumica e njerëzve mendojnë se një shëndet i mirë vjen vetëm nga ushqyerja e shëndetshme apo aktiviteti që bëjnë gjatë ditës. Në fakt, për të pasur një shëndet të mirë duhet të rrethoheni nga njerëz pozitivë të cilët nuk ju përcjellin stres, të paktën jo shumë. Kur e rrethoni veten me njerëz pozitivë dhe të lumtur, ju automatikikisht “thithni” lumturinë e tyre, pasi energjia e personit që keni pranë transmetohet dhe ndjehet lehtësisht.

Nëse mendoni që mjedisi juaj i punës është vazhdimisht shkatërrues për humorin tuaj, përpiquni të rrethoheni me gjëra që ju mbajnë të zënë dhe ju kënaqin. Nuk ka rëndësi nëse janë shënime me citime optimiste, foto familjare, apo muzikë që ju çon në një vend pozitiv mendor. Thjesht përpiquni që hapësirën e punës ta mbushni me të gjithë gjërat që ju kujtojnë se ju jeni mbi negativitetin.

Dan Buettner, një bashkëpunëtor dhe autor në National Geographic, i cili ka studiuar zakonet shëndetësore të njerëzve shprehet se: “Miqtë mund të ushtrojnë një ndikim të matshëm dhe të vazhdueshëm mbi sjelljet tuaja dhe kjo të ketë ndikim edhe në shëndetin tonë, në një mënyrë që një dietë kurrë nuk mundet ta bëjë”.