Ajo dhuroi një performancë elektrizuese në “Super Bowl Half Time Show” ku këndoi disa nga hitet më të bukura të saj.
Bëhet fjalë për Shakirën e cila pas performancës 14 minutëshe në skenë u gjeti veten si meme në të gjitha rrjetet sociale.
Gjatë performimit këngëtarja 43-vjeçare i’u afrua kamerës duke nxjerrë gjuhën jasht e duke bërë disa tinguj që u krahasuan me atë të gjelit të detit.
Fansat menjëherë nisën të krijonin meme të këtij momenti që u bënë virale e u shpërndanë kudo në rrjet. Ajo u krahasua edhe me “Spongebob” që përgjatë aventurave të tij bënte tinguj të ngjashëm me gjuhën jasht.