Gossip Showbiz

Jackie Chan ka mësuar anglishten nga muzika country?

Jackie Chan ka zbuluar se muzika country ka luajtur një rol kyç në të mësuarit e anglishtes, gjatë një interviste të fundit në emisionin “The Kelly Clarkson Show”.

Aktori tha se kur u transferua nga Hong Kongu në SHBA, kishte vështirësi të mëdha në komunikim në setet e xhirimeve dhe mbështetej gjithnjë te përkthyesi.

Mësova anglishten përmes këngëve country, sepse janë të ngadalta dhe të qarta

-u shpreh Chan. Ai mahniti publikun duke kënduar një pjesë të hitit “Always on My Mind” nga Willie Nelson.

Kënga, e cila fillimisht u publikua në vitin 1972 dhe u bë e famshme nga Elvis Presley dhe më vonë nga Nelson, ishte një nga mjetet që ndihmuan aktorin të kuptonte shqiptimin dhe kontekstin e fjalëve në anglisht.

Chan u shfaq në emision së bashku me Ralph Macchio dhe Ben Wang për promovimin e filmit të ri “Karate Kid: Legends”.

Macchio, që rikthen rolin e Daniel LaRusso, zbuloi me krenari se pas 41 vitesh karrierë në filma karateje, më në fund ka marrë rripin e zi në jetën reale.

Më duhej një jetë e tërë, por ia dola