Këngëtari i njohur August Alsina ka thënë në një intervistë se prej disa vitesh ka qenë në një lidhje romantike me Jada Pinkett Smith me lejen e bashkëshortit të saj Will.
August theksoi se takoi Will Smith dhe i tha se ishte i dashuruar me gruan e tij gjithashtu duke i kërkuar bekimin që ata të kenë një lidhje së bashku.
“Unë jam ulur në një tavolinë me Will dhe patëm një bisedë. Ata kanë folur shumë herë për faktin që e kanë kthyer martesën në një partneritet, ku nuk përfshihet romanca, prandaj dhe ai më dha bekimin e tij për të pasur një marrëdhënie me Jada-n. Unë ju përkushtova asaj për disa vite. E doja vërtetë shumë, aq shumë sa po të vdisja tani, do ndihesha i lumtur që ju përkushtova dikujt në atë mënyrë. E di që kjo që po them është diçka që nuk do kuptohet nga të gjithë, por unë jam i lumtur që ka ndodhur dhe më ka ndryshuar jetën.”- tha ai ndër të tjera.
Artisti 27-vjecar është shfaqur krah Jadas në “BET Awards” në vitin 2017, madje kjo e fundit është shfaqur edhe në klipin e këngës së August “Nunya”. Jada është gati të thyejë heshtjen dhe të flasë hapur mbi këtë gjë në serinë e ardhshme të “The Red Table Talk”.