Art & Kulturë

Janet Jackson bëhet nënë në moshën 50-vjeçe

Janet Jackson bëhet nënë në moshën 50-vjeçe, pas 4 viteve martesë. Ylli i popit dhe bashkëshorti i saj biznesmen nga Katari i uruan mirëseardhjen djalit të tyre, të cilin e quajtën Eisa Al Mana. Menaxheri i këngëtares amerikane me famë botërore konfirmoi se Jackson po pushon dhe se lindja shkoi mirë. Spekulimet për shtatëzaninë e saj nisën në prill dhe artistja njoftoi disa herë shtyrjen e koncerteve gjatë 2016-ës.