Gossip Showbiz

Jennifer Lopez flet për ndarjen me Ben Affleck: “I premtova fëmijëve të mi se…”

Jennifer Lopez ka treguar se gjatë ndarjes nga Ben Affleck, mendja e saj ishte tek binjakët Max dhe Emme.

Në një intervistë për gazetën “El País”, këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare rrëfeu se i kishte premtuar fëmijëve të saj se do ta përballonte situatën dhe do të dilte më e fortë.

Ata e ndjejnë këtë tani, dhe kjo më jep një ndjenjë të thellë paqeje në jetën time

Lopez, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck në gusht të vitit 2024 pas dy vitesh martesë, pranoi se ka kaluar një vit të vështirë, i shoqëruar edhe nga anulimi i turneut të saj muzikor.

Megjithatë, ajo theksoi se krenaria më e madhe është për mënyrën se si ka udhëhequr fëmijët përmes kësaj periudhe.

Artistja tregoi se ka reflektuar shumë përmes leximit, meditimit dhe terapisë, duke theksuar rëndësinë e vetëdijes dhe zhvillimit personal.

Ajo që të përkufizon nuk është marrëdhënia apo burri, por mënyra se si përballesh me përvojat e jetës

– tha Lopez, duke shtuar se tani është më e vetëdijshme dhe më e qëndrueshme emocionalisht.