Justin Bieber ka vendosur të bëjë një pastrim në rrethin e tij shoqëror. Këngëtari 31-vjeçar ka ndarë së fundmi në Instagram disa mesazhe private, duke zbuluar se i ka dhënë fund një miqësie pas një përplasjeje emocionale.
Në bisedën e publikuar, Bieber e akuzon mikun e tij për gjykim dhe mungesë mirëkuptimi në një periudhë të vështirë që po kalon.
Nuk do të fsheh ndjenjat e mia për askënd. Konfliktet janë pjesë e çdo marrëdhënieje. Nëse nuk e duron zemërimin tim, nuk më duron as mua
-shkruan këngëtari.
Ai shton se reagimet e tij emocionale vijnë si pasojë e vuajtjeve që ka përjetuar:
Zemërimi im është përgjigje ndaj dhimbjeve që kam kaluar
Bieber nuk ka zbuluar identitetin e personit për të cilin bëhet fjalë, por ka dhënë një mesazh të qartë: ai nuk dëshiron të ketë më marrëdhënie ku nuk pranohet në tërësi, me gjithë ndjeshmërinë dhe anët e tij të vërteta.