“Intentions” (Qëllimet), quhet projekti më i ri muzikor i Justin Bieber që pritej me padurim nga fansat e tij.
Në bashkëpunim me reperin Quavo, Justin sjell historinë e disa të rinjve dhe të një gruaje të cilët kanë bërë të pamundurën që të kenë një jetesë më të mirë në SHBA.
Disa prej tyre kanë braktisur jetët e tyre në shtete të tjera dhe kanë ardhur në SHBA pa asnjë kacidhe, vetëm e vetëm që të ndjekin ëndrrat e tyre e pse jo studimet e larta që për disa është një luks.
Klipi i kësaj prurjeje ka marrë miliona shikime që në orët e para të publikimit.