Bota

Kaliforni, vijon “lufta” me flakët

Prej ditësh, Kalifornia është përfshirë nga zjarret e mëdha, nga të cilët me mijëra persona janë evakuuar nga banesat e tyre. Përveç numrit të madh të zjarrfikësve që janë duke luftuar me flakët, në ndihmë të tyre së fundmi kanë dalë edhe te burgosurit. Autoritetet lëshuan urdhra për evakuim të detyrueshëm dhe paralajmëruan për cilësinë e keqe të ajrit ndërsa flakët po arrijnë gjithnjë e më pranë zonave të populluara.