I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari i njohur Erik Lloshi. Ai ka folur më shumë nga karriera e tij e deri tek jeta personale, duke ndarë detaje të pathëna më parë…
Gjatë karrierës ka shumë njerëz që kanë atë kurbën e vet, shkëlqejnë shumë dhe ndoshta edhe nuk shkëlqejnë. Ti mendon se je aty ku duhet të jesh?
Unë kam bërë një pauzë goxha të gjatë edhe nga festivalet, pothuajse edhe me videoklipet, që të shikoj veten se ku jam, të shikoj risitë që vijnë nga të rinjtë. Sepse duam apo nuk duam ne mund të mësojmë edhe nga të rinjtë, sepse kanë ide të reja dhe gjëra të reja që fokusohen. Dhe jemi në atë pjesën e risive që mund të sjellim diçka të re dhe patjetër që jam gati. Në këto momente që po flasim bashkë, së shpejti do të kemi një bashkëpunim me Eranda Libohovën. Është një këngë shumë e bukur, por është edhe një këngë tjetër që e kam vetëm.