Bota

Kanadaja aplikon vizën biometrike prej 1 gushtit

Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se prej 1 gushtit Kanadaja pranon aplikim për vizë biometrike për shtetasit shqiptarë, me shenjat e gishtave dhe foto digjitale. Kërkesa biometrike nuk vlen më për diplomatët që udhëtojnë për shërbime zyrtare, personat nën 14 vjeç apo mbi moshën 79 vjeç. Aplikantët për vizë kanadeze do të duhet vetëm të japin shenjat e tyre biometike një herë në 10 vjet.