Bota

Merkel: Nuk do të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan!

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan. Deklarata e saj erdhi pas takimit me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdip gjatë vizitës së tij në Gjermani. Merkel u shpreh se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj nuk mund të bëhet.