Celebrities Gossip Showbiz

“S’do jetoj mbi 5 vite” Deklarata tronditëse e Rogertit në BBVIP shokon banorët dhe ndjekësit!

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është regjistruar një moment i fortë emocional, kur banori Rogerti ka bërë një deklaratë që ka lënë të habitur të gjithë.

Gjatë një bisede me moderatoren Erjona Rusi, ajo e pyeti nëse do të kishte marrë pjesë në lojë edhe pa çmimin e madh, duke e konsideruar thjesht si një eksperiencë televizive.

Rogerti u përgjigj prerë se nuk do të kishte hyrë fare në lojë pa shpërblimin, duke shtuar më pas një deklaratë që shkaktoi reagime të menjëhershme në rrjet: ai tha se e ndjen se “nuk do të jetojë më shumë se pesë vite”, dhe se synon t’ia ruajë fitimet djalit të tij.

Kjo deklaratë ka tronditur banorët, të cilët reaguan menjëherë të habitur, ndërsa moderatorja u përpoq të vijonte bisedën duke e pyetur më shumë për arsyet e kësaj ndjenje.

Më vonë, Rogerti u shpreh se dëshiron që paratë e fituara t’i mbeten djalit të tij dhe se nuk do t’i përdorë deri kur ai të mbushë 18 vjeç.

Në bisedë ndërhyri edhe banorja Ilnisa, e cila i kërkoi të mos ishte kaq emocional në deklaratat e tij.

Pas transmetimit të momentit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta, ku një pjesë e përdoruesve e kanë komentuar deklaratën e tij si tepër të fortë dhe të diskutueshme, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.