Sport

Kategoria e parë/ Skënderbeu dhe Laçi nuk ndalen, Besa merr fitoren e dytë radhazi!

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë gjashtë ndeshjet e raundit të 25-të. Duke nisur nga ora 14:00 te fitoret dolën Skënderbeu, Laçi, Besa dhe Pogradeci. Barazim mes Kukësit dhe AF Luftëtarit në derbin e mbijetesës.

Në Korçë kryesuesit e renditjes, Skënderbeu fitoi 2-0 kundër Lushnjës me golat e Shaqes dhe Beqirajt. Edhe Laçi fitoi 2-1 kundër Apolonisë me golat e Jiakpoona dhe Myrtës.

Buzë liqenit, Pogradeci përmbysi 4-1 Korabin. Miqtë kaluan në epërsi me Zeqirajn pas katër minutave lojë, gol që u shënua nga një distancë prej 50 metrash. Pius, Oliveira, Ogunleye dhe Lesai përmbysën për Pogradecin.

Pas këtij raundi është Skënderbeu që prin me 60 pikë, tre më shumë se Laçi ndjekës. Në fund Lushnja dhe Kukësi.

LEXO EDHE: Kategoria Superiore, java e 27-të luhet të dielën dhe të hënën! Spikat dueli Dinamo – Partizani!

Kategoria e Parë, raundi i 25-të:

E shtunë, 7 mars 2026 – 14:00

Burreli 0-0 Iliria

Kastrioti 2-3 Besa

Kukësi 0-0 AF Luftëtari

Laçi 2-1 Apolonia

Pogradeci 4-1 Korabi

Skënderbeu 2-0 Lushnja

LEXO EDHE: Dy gola nga Vedat Muriqi në Spanjë, shënon për herë të 18-të këtë sezon!