Food & Drink Health & Beauty

Keni probleme me gjumin? Evitoni këtë ushqim në mbrëmje!

Nëse keni probleme me gjumin, një prej shkaktarëve mund të jetë ushqimi që konsumoni para gjumit, veçanërisht ai që përmban kafeinë.

Kafeina, një stimulues që gjendet në kafe, çaj dhe pije energjike, mund të ndikojë në cilësinë e gjumit duke stimuluar trurin dhe sistemin nervor, duke na mbajtur vigjilentë.

Autoritetet shëndetësore britanike rekomandojnë shmangien e stimuluesve të tillë të paktën dy orë para gjumit, pasi kafeina mund të qëndrojë në trup deri në pesë orë.

Kjo do të thotë se është më e mençur ta evitoni kafeinën shumë përpara se të flini.

Përveç pijeve me kafeinë, është e rëndësishme të shmangni edhe ushqimet që përmbajnë këtë substancë, siç është çokollata.

Llojet e ndryshme të çokollatës kanë nivele të ndryshme të kafeinës. Çokollata e zezë ka përmbajtjen më të lartë të kafeinës, me 43 miligram për 100 gram, ndërsa çokollata me qumësht ka 20 miligram për 100 gram. Çokollata e bardhë, nga ana tjetër, nuk përmban kafeinë.

Për të kuptuar më mirë, një filxhan kafe ka më shumë se 94 miligram kafeinë. Për më tepër, çokollata përmban gjithashtu teobrominë, një stimulues që ndihmon në shijen e saj të hidhur dhe që gjithashtu mund të kontribuoni në pagjumësi.

Çokollata e zezë ka përmbajtjen më të lartë të teobrominës, ndërsa çokollata me qumësht ka më pak dhe çokollata e bardhë nuk ka fare.