Aktualitet

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore mblidhet nesër në orën 17:00

Pas konsensusit për tre çështje të rëndësishme, Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore mblidhet nesër në orën 17:00. Përfaqësuesit e Maxhorancës e të Opozitës Parlamentare e asaj të Bashkuar pritet të diskutojnë masat që rregullojnë veprimtarinë e Prokurorisë, Policisë, SPAK-ut, si dhe do të trajtohet krimi zgjedhor. Një ditë më parë, palët gjetën konsensus për kufizimin e periudhës zgjedhore në  15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori-15 nëntor, parimin e kuotës gjinore e financimin për partitë politike.