Këshilltarja shpirtërore e Donald Trump ka nisur lutjet ndaj zotit për zgjedhjet. Ajo beson dhe lutet që këto zgjedhje të fitohen nga Donald Trump.
Paula White-Cain shpreh lutjet e saj publikisht në rrjetet sociale për engjëjt që të ndihmojnë Republikanin të fitojë zgjedhjet në SHBA.
Ajo pretendon se ‘djajtë’ po vjedhin votat e Trump, prandaj është në thirrje të engjëjve që ta ndihmojnë atë të fitojë. Paula e mbyll fjalimin duke thënë se engjëjt po vijnë nga Afrika në emër të Jezusit.
Pas shfaqjes së kësaj video, njerëzit kanë reaguar menjëherë me komente, gjithashtu ka marrë edhe 11 milionë shikime.
Deri tani rezultati i zgjedhjeve sipas projeksioneve të CNN, Biden kryeson me 253 vota elektorale kundrejt 213 të Donald Trump, nga 270 vota elektorale që duhen për të fituar.
Presidential spiritual adviser Paula White is currently leading an impassioned prayer service in an effort to secure Trump's reelection. pic.twitter.com/hCSRh84d6g
— Right Wing Watch (@RightWingWatch) November 5, 2020