Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian e kthen ditëlindjen e djalit në spektakël! Festa luksoze që po bën xhiron e rrjetit!

Kim Kardashian ka surprizuar sërish ndjekësit me organizimin ekstravagant të ditëlindjes së djalit të saj, Psalm West, i cili festoi 7-vjetorin në një atmosferë të frymëzuar nga universi i Pokémon.

Sipërmarrësja dhe ylli i reality show-t ndau në rrjetet sociale disa momente nga festa, ku çdo detaj ishte menduar deri në perfeksion.

Ambienti ishte transformuar plotësisht me dekorime tematike, elemente shumëngjyrëshe dhe personazhe të njohur të Pokémon, duke krijuar atmosferën e një bote fantastike për fëmijët.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe motrat e vëllezërit e Psalm, përfshirë Chicago West dhe Saint West, ndërsa në festë morën pjesë edhe disa kushërinj të familjes së famshme Kardashian.

Fansat reaguan menjëherë në rrjet, duke komentuar organizimin luksoz dhe kreativitetin e festës, që sipas shumë ndjekësve dukej më shumë si një event hollywood-ian sesa një ditëlindje fëmijësh.

Dashuria e familjes për Pokémon duket se vazhdon prej kohësh. Kim Kardashian është parë shpesh duke ndarë momente me fëmijët e saj rreth koleksioneve dhe kartave të famshme Pokémon, të cilat janë kthyer në një nga pasionet e tyre të preferuara familjare.