Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj më të fundit gjatë një udhëtimi familjar në Tokyo, ku u shfaq e veshur si një pilote e vërtetë e Formula 1, duke “marrë frymëzim” nga i dashuri i përfolur, Lewis Hamilton.
Ylli i reality show-t publikoi në Instagram disa momente nga pushimet, ku shihet me një kostum garash të kuq dhe helmetë të zezë, teksa shijon një eksperiencë argëtuese me fëmijët e saj në pistat e karting-ut.
Ajo kishte marrë me vete tre prej tyre, Saint, Chicago dhe Psalm, të cilët duket se e shijuan maksimalisht aventurën, madje duke fituar edhe trofe.
Udhëtimi i saj në Japoni vjen në të njëjtën kohë kur Hamilton ndodhet atje për të marrë pjesë në Japanese Grand Prix 2026, çka ka shtuar edhe më shumë spekulimet për një lidhje mes tyre.
Sipas burimeve pranë çiftit, Kardashian pritet ta mbështesë nga afër pilotin gjatë garës, ndërsa të dy po kalojnë kohë së bashku në Tokio.
Edhe pse nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën, ata janë parë shpesh bashkë muajt e fundit.
Përveç garave, Kardashian ka ndarë edhe momente të tjera nga udhëtimi, përfshirë eksplorimin e qytetit dhe aktivitete me familjen, duke treguar se ky udhëtim është një kombinim perfekt mes pushimit dhe… romancës.