Kim Kardashian ka tërhequr gjithë vëmendjen me një paraqitje jashtë zakonit gjatë një mbrëmjeje vajzash në Nobu Malibu, ku u shfaq krah vajzës së saj, North West, dhe shoqeve të saj.
Nënë e bijë zgjodhën veshje me ngjyra të forta dhe stil të guximshëm, duke u kthyer menjëherë në qendër të vëmendjes.
45-vjeçarja u shfaq me pantallona të kuq prej lateksi, çizme mbi gju dhe një xhaketë të shkurtër me shkëlqim, e kombinuar me një dekolte të theksuar, duke dëshmuar edhe një herë se nuk heq dorë nga look-u provokues, shkruan DailyMail.
Nga ana tjetër, North, 12 vjeçe, vazhdoi të afirmojë stilin e saj unik, me flokë blu të gjatë, veshje të zeza komode dhe atlete, duke ecur me vetëbesim pranë nënës së saj.
Dalja në restorantin e njohur, i frekuentuar shpesh edhe nga ish-bashkëshorti i Kim-it, Kanye West, vjen pak kohë pas rrëfimeve të saj në reality show “The Kardashians”, ku ajo ka folur hapur për marrëdhënien e ngushtë me fëmijët dhe sfidat e përditshme të jetës si nënë.