Kina do t’i vijë në ndihmë Mianmarit, pas tërmetit më magnitudë 7.7 ballë që la të vdekur mbi 1000 njerëz,
Ambasada kineze në Mianmar tha se do të furnizojë vendin e prekur me ndihma më vlerë 13.77 milionë dollarë, duke përfshirë tenda, batanije, komplete mjekësore emergjente, ushqim dhe ujë. Ndihma e parë do të arrijë të hënën.
Më herët një ekip kinez shpëtimi kishte mbërritur në ish-kryeqytetin e Manmarit, Yangon.
Presidenti i Kinës, Ji Xinping i ka dërguar gjithashtu një mesazh ngushëllimi të liderit të vendit Min Aung Hllaing pas tërmetit dhe sipas ambasadës kineze në Mianmar, ata kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Azinë Juglindore, duke shembur objekte të larta që ishin në ndërtim në kryeqytetin tajlandez Bangkok, si dhe u rrëzuan disa godina në Mianmar.
Të paktën një person gjeti vdekjen dhe dhjetëra punëtorë u nxorën nga rrënojat e një kulle të lartë, siç raportoi Instituti Kombëtar për Urgjencat Mjekësore në Tajlandë.
Dëshmitarët në Bangkok thanë se njerëzit dolën në rrugë nga paniku që pasoi dridhjet e fuqishme të tokës. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.7 Rihter, i regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash. Po ashtu, vijoi aktiviteti sizmik me goditje të fuqishme.
Epiqendra e tërmetit ishte 17.2 kilometra nga Mandalaj në Mianmar, qytet që ka një popullsi prej 1.5 milion banorësh. Autoritetet në Mianmar ende nuk kanë njoftuar për dëme apo viktima.