Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t’iu jepet hapësirë në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç. Ajo tha se BE nuk mund t’i komentojë elementet e mundshëm të marrëveshjes. Koçijançiç theksoi se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare’.