Politikë

Konfirmimi në detyrë i Hallunajt, PD-ja kundër vendimit

Partia Demokratike shpërthen kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili sot konfirmoi  në detyrë Dritan Hallunajn.  Deputeti Enkelejd Alibeja tha se ai është gjyqtari që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun i dënuar  nga gjykatat më të larta për vrasjen e komisar Dritan Lamajt. Për të, vendimi është këmbanë alarmi që tregon se vettingu është një proces i diktuar nga Edi Rama.