Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim me degët doganore të Kakavijës dhe Durrësit, kanë bllokuar 5 mijë e 340 palë atlete që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Sipas njoftimit të policisë, mallrat e konfiskuara i përkasin markave të njohura “Christian Dior” dhe “New Balance”.
Bllokimi u krye në kuadër të dyshimit për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe është pjesë e angazhimit të Drejtorisë së Doganave për të garantuar barazinë në treg dhe respektimin e ligjit.
Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastet e tjera të mundshme. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.