Art & Kulturë

Koreja e Veriut vazhdon testimin e raketave balistike

Pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara, Koreja e Veriut vazhdon testimin e raketave balistike. Peniani ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi. Përpjekja e parë rezultoi e dështuar, pasi raketa fluturoi për rreth 150 km e më pas ra në det. Ndërkohë që e dyta, e lëshuar vetëm pak orë më vonë, fluturoi për rreth 400 km, si dhe arriti lartësinë prej 1.000 kilometrash, duke shënuar kështu testin më të suksesshëm deri më sot.