Kriza e koronavirusit po shkakton rënien më të madhe të investimeve globale me 30% për naftën, 15 për qymyrin e 10% energjinë e rinovueshme. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, “përpara pandemisë, fondet pritej të rriteshin me 2%, por tani parashikohet rënie me 20%”. Në përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19/ës, shumë vende mbyllën ose kufizuan ndjeshëm aktivitetin ekonomik, çka solli rënie të emetimeve të karbonit, që shkaktojnë ngrohjen globale.