Rajoni

Kosovë, dorëhiqet Prokurori Special

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, jep dorëheqjen nga Prokuroria. Lajmin për dorëheqjen e tij e konfirmoi kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku. Arsyet e vendimit të tij nuk dihen ende. Megjithatë, sipas mediave kosovare mësohet se Blakaj ka dhënë dorëheqjen për shkak të kërcënimeve. Prokurori ishte ankuar vazhdimisht se ka pranuar kërcënime gjatë kryerjes së detyrës së tij.